Labunishta dhe Flamurtari i Prishtinës, që udhëhiqet nga strategu strugan, Artim Shaqiri, gjatë ditës së sotme në Ladorishtë zhvilluan një ndeshje miqësore, e cila në fund u mbyll me shifrat 2:2, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo një ndeshje e barabartë, në të cilën të dyja skuadrat kishin momentet e tyre, ndërsa golat për Flamurtarin u shënuan nga Gentrit Begolli dhe Festim Krasniqi.
Ndryshe ishte kjo fitorja e dytë e Flamurtarit të Prishtinës në Ohër, aty ku kjo skuadër po i zhvillon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Superligën e Kosovës. Të besuarit e trajnerit Shaqiri ditë më parë mundën ekipin e Tiranës me rezultatin 3:1.