Rikthimi në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka mobilizuar maksimalisht drejtuesit e Dritës së Bogovinës, të cilët synojnë ndërtimin e një ekipi stabil që do të garojë me sukses në këtë nivel të futbollit vendor.
Në këtë drejtim, KF Drita ka zyrtarizuar marrëveshjen me Dashmir Bearin, i cili emërohet shef i ri i stafit teknik. Ai zëvendëson në këtë post Ardian Imerin i cili udhëhoqi ekipin drejt rikthimit në Ligën e Dytë, mirëpo pasi i njëjti nuk arriti që të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit nga Bogovina edhe përkundër se udhëhoqi për një muaj ekipin në fazën përgatitore të këtij edicioni, vendosi të largohet nga Drita.
Dashmir Beari vite me rradhë ka punuar te Renova, një periudhë ishte në Arabinë Saudite si ndihmës trajner i Vllatko Kostovit, ndërsa ka qenë edhe seleksionues i moshave të Maqedonisë.