Shkëndija nga Prishtina drejt Luksemburgut

Futbollistët e Shkëndijës mëngjesin e sotëm nga Tetova udhëtuan drejt Prishtinës, nga ku do të nisen drejt Luksemburgut, aty ku të martën do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit nga raundi i dytë eliminatorë i Liga Europa kundër skuadrës së Dudelanzh, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë për të arritur deri te destiancioni i duhur, “kuqezinjtë” nga Prishtina do të fluturojnë deri në Gjermani, që më pas të arrijnë në Luksemburg.

Shkëndija në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup pësoi disfatë 2:1 nga Dudelanzh, ashtu që do të ketë një detyrë të vështirë, edhe pse jo edhe aq të pamundur, duke pasur parasysh cilësitë e skuadrës nga Tetova.

Ndeshja midis Dudelanzh dhe Shkëndijës në program është të martën me fillim në ora 17:55 në stadiumin “Zhozi Bartel”.

Leave a Reply