Elis Bakaj ka rezultuar deçiziv në fitoren e Soligorsk ndaj Esbjergut, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e dytë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra bjelloruse e Soligorsk shënoi fitore 2:0, ndërsa Bakaj ishte futbollisti që shënoi golin e parë, ndërsa gjithashtu asistoi edhe në golin e dytë të realizuar nga Rybak (55’).
Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi në minutën e 5-të, teksa kaloi topin poshtë murit të gjallë, duke shtangur kundërshtarët, ndërsa portieri ngeli në vend, duke mos patur mundësinë që të intervenojë. Një goditje e cila të kujton ekzekutimet e Ronaldinjos, por edhe Mesit.
Pas këtij rezultati pozitiv skuadra bjelloruse e sulmuesit shqiptarë është në avantazh për të avancuar në turin e tretë eliminatorë të Liga Europa.