Ish sulmuesi i Apolonisë së Fierit, Marko Rajkoviç, i cili sezonin e fundit udhëhoqi sulmin e Sileksit, në edicionin e ri futbollistik do të mbroj ngjyrat e Akademia Pandev, njofton ‘infOSport.mk’. Bëhet fjalë për një sulmues 26-vjeçar me origjinë nga Beogradi i Serbisë, i cili pjesë e skuadrës shqiptare kishte qenë për dy vite të plota (2014-2016).
Ai në futbollin e Maqedonisë së Veriut erdhi gjatë janarit të këtij viti, kur iu bashkua Sileksit nga rradhët e Sloboda Uzhice, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellat e skuadrave serbe, si Metalac, Kolubara, Teleoptik dhe Singeliq.
Stinorin pranveror me fanellën e Sileksit sulmuesi shtatëlartë regjistroi 17 paraqitje dhe 4 gola të shënuar, 2 prej të cilëve pikërisht ndaj skuadrës së tij të re, Akademia Pandev në atë fitore 3:0 të Sileksit me datë 4 maj.