Pas një viti qëndrim te FC Shkupi, trajneri i portierëve Dardan Miftari ka vendosur të largohet nga skuadra nga Çairi, njofton “infOSport.mk”. Lajmin e ka bërë publik vetë ish portieri shkupjan përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”.
“Pas një viti punë në klubin tim të 💙, Fc Shkupi, nuk arritëm që të gjejmë gjuhë te përbashkët me kryetarin Turk Olgun, dhe vendosi që te ndërprejmë bashkëpunimin tonë.
Dua të falenderoj të gjithë stafin teknik me në krye me Umit Karan, për bashkëpunimin që patëm deri më sot.
Falënderojë publikun e Shkupit dhe tifozërinë “SHVERCERAT” që nuk na lan asnjëherë vetëm.
Falemenderit menaxherit të ekipit, Ertan Demiri që ishe shkaktar që më afrove në ekipin e fëmijërisë ku fillova gjithçka në këtë klub.
Falemenderit drejtorit sportiv Omer Bunjaku që ishe afër meje në çdo moment.
Ju falemenderit portierëve që i kisha duke filluar nga legjenda Suat Zendeli, Igor Aleksovski, Enes Azizi, Salajdin Mustafi, Alban Miftari, Nuhi Jonuzi, Sufijan Ramadani, Amar Meliki, ju uroj gjitha të mirat në karrierë.
Falemenderit Kapiten, Shok, Dashamir, Muharem Bajrami, me ty u rritëm së bashku dhe erdhëm në një kohë kur ti ishe në fushë dhe unë në bankinë, kjo nuk është ndarje mes neve po vetëm një fillim i një epoke të re, ke qenë dhe do mbetesh lider i vërtetë, respekt për ty Kapiten.
Fc Shkupi për ty gjithmonë do jem në detyrë atëherë kur ke ti nevojë unë jam aty, dhasht Zoti me të pa Kampion🤲☝️.
Miftari është një fëmijë i FC Shkupit, te e cila skuadër kishte bërë hapat e parë me futbollin, ndërsa gjatë karrierës së tij përveç në Maqedoni kishte luajtur edhe në Kosovë dhe Zvicër.