Shkëndija e Tetovës gjatë ditës së sotme ka njohur edhe arbitrat që do ti gjykojnë në ndeshjen e raundit të dytë eliminatorë të Liga Europa përballë skuadrës kampione të Luksemburgut, Dudelanzh. “Kuqezinjtë” dështuan në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar në shtëpi nga Nome Kalju, me ç’rast automatikisht përfitoi të drejtën për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh.
Ndeshjen e parë ndaj Dudelanzh, Shkëndija do ta zhvillojë në Shkup me 23 korrik, ndërsa e njëjta i është besuar arbitrit norvegjez Tore Hansen, i cili në të kaluarën e ka gjykuar Dudelanzhin ndaj Milsamit, aty ku luksemburgasit ishin mundur me rezultatin 1:0.
Hansen ka gjykuar edhe Arsenalin në një miqësore, të fituar nga londinezët me rezultatin 8:0 ndaj Vikingut, ndërkohë i njëjti ishte edhe në rolin e arbitrit të katërt në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, të luajtur në vitin 2017 në “Loro Boriçi”.
Ndihmës të Hansen në ndeshjen e së martës do të jenë Haglund dhe Lundberg, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Tom Harald Hagen.
Ndeshja midis Shkëndijës dhe Dudelanzh në arenën “Todor Proeski” të martën (23 korrik) starton në ora 17:55.