Gostivari ka shënuar fitore 5:1 ndaj Vardar Forinës në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, ku kjo skuadër sërish futet me ambicie të larta, inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Jasir Selmani shënoi golin e parë për skuadrën e Gostivarit, gol ky që u tregua edhe si i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para. Pjesa e dytë rezultoi të jetë shumë më interesante dhe me më shumë gola.
Të besuarit e trajnerit Erxhan Menga ishin shumë më të përgatitur, ndërsa një gjë të tillë dëshmuan edhe në fushën e blertë, duke realizuar edhe 4 gola të tjerë, me autorë Maliq Beluli, Sherif Rexhepi, Ristem Ramadani dhe Xhemail Esati.
Ndeshjen e rradhës javën që vjen Gostivari do ta zhvillojë kundër skuadrës së Dukagjinit nga Superliga e Kosovës, që udhëhiqet nga strategu tetovar, Xhengis Rexhepi.