Skuadra e Llapit që drejtohet nga Tahir Batatina gjatë ditës së sotme ka bërë edhe transferimin e 13-të gjatë kësaj merkatoje, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër ambiciet e kësaj skuadre, që gjithnjë janë kreu i tabelës, njofton “infOSport.mk”.
Emri më i ri në rradhët e skuadrës nga Podujeva, është 20-vjeçari Isein Zejnoski, që luan si mesfushorë difenziv, ndërsa me Llapin ka firmosur kontratë 3-vjeçare.
Ai së fundmi ishte pjesë e Napredokut të Kërçovës, ndërsa gjithashtu ishte në prova edhe në një ndër skuadrat në Austri, ku megjithatë nuk arriti që të gjejë akordin, ashtu që me ndërmjetësim të menaxherit kërçovarë Luan Dauti, ai vendosi që të pranojë ofertën e skuadrës së njohur nga Superliga e Kosovës.
Ndryshe gjatë karrierës së tij Zejnoski ka veshur edhe fanellën e Pelisterit, Labunishtës, Akademia Pandevit dhe Vëllazërimit të Kërçovës.