Trajneri i ri, kërkesa të reja dhe spastrim futbollistësh tek të cilët nuk llogarit gjatë mandatit të tij. Është ky një rregulli i vjetër në futboll kur në stol ulet trajneri i ri, ndërsa një gjë të tillë po e konfirmon edhe trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde.
Ish tekniku i Atletik Bilbaos i cili vetëm ditë më parë trashëgoi vendin nga Luis Enrike, menjëherë ka nisur me spastrimin e futbollistëve, tek të cilët nuk do të llogarit për sezonin 2017/2018.
“Dario OK” shkruan që Valverde ka përpiluar një listë të largimeve, numri i të cilëve është mjaftë i madh. Ndër futbollistët që bëjnë pjesë në këtë listë janë, Aleks Vidal, Zheremi Matju, Lukas Dinje, Zhordi Alba, Rafinja, Arda Turan, Pako Alkaser, Denis Suarez dhe për habi edhe Ivan Rakitiç, i cili para pak kohësh kishte vazhduar kontratën me Barcelonën.
E paprekur mbetet treshja e sulmit “MSN”, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle edhe Valverde me Barcelonën do të aprovojë skemën e lojës, 4-3-3, e njohur tashmë për futbollistët “katalunas”, të cilët gjithnjë aprovojnë lojë sulmuese dhe me shumë gola.