Trajneri i Pjunik tregon arsyen pse gjithnjë dalin fitues përballë skuadrave nga Maqedonia!

Pjunik edhe pas 8 ndeshjeve të zhvilluara përballë skuadrave nga Maqedonia e Veriut vazhdon të mos shijojë humbje, duke u shndërruar në një xhelat për skuadrat nga vendi ynë, kur janë në pyetje përballjet në arenën ndërkombëtare, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi bëhet skuadra e katërt që futet në menynë e Pjunik, skuadër kjo që më herët kishte eliminuar Pobedën, Teteksin dhe gjatë edicionit të kaluar edhe Vardarin.


LEXO GJITHASHTU: Pjunik vazhdon dominimin ndaj skuadrave nga Maqedonia e Veriut (VIDEO)


“Ajo që i fitojmë klubet nga Maqedonia, me shuëm gjasa është për shkak se liga e Armenisë është më e fortë. Shkupi është një ekip i mirë, ndërsa besoj se me punë mund të bëhen edhe më të mirë” – tha trajneri i Pjunik, Aleksandar Tarkanov.

5 fitore dhe 3 barazime është epilogu i ndeshjeve të Pjunik ndaj skuadrave nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilave ka një gol-averazh 14:7.

Foto: Gol.mk

Leave a Reply