Trajneri Qatip Osmani do të ketë më shumë zgjidhje dhe cilësi të shtuar në skuadër për ndeshjen e sotme ndaj Nome Kalju, pasi me ekipin tashmë punojnë brazilianët Huan Felipe dhe Stenio Zhunior.
I pari u bashkua me ekipin para një jave dhe tashmë ka të drejtë loje, ndërsa i dyti është rikuperuar nga lëndimi dhe ngadalë kthehet në kombinim për lojë.
Mospërgatitja fizike e të dyve nënkupton se nuk pritet të jenë titullarë, për më shumë që trajneri Qatip Osmani në konferencën për shtyp paralajmëroi se 99% ndeshjen do të nisë me formacion të njejtë si në Estoni.
Ndeshja e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve midis Shkëndijës dhe Nome Kalju starton në ora 17:00 në arenën “Todor Proeski”.