Osmani dhe Alimi: Ende asgjë nuk është kryer, nesër vendoset kualifikimi (VIDEO)

Me përparësi 1:0 nga ndeshja e parë në Estoni, Shkëndija duket e karikuar të bëjë detyrën në ndeshjen e kthimit me Nomme Kaljun për të konfirmuar avansimin në raundin e dytë të eliminatoreve të UEFA Champions League. Një ditë para sfidës, trajneri i kampionëve të vendit, Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi kanë folur para mediave.
Pas ndeshjes së parë brenda javës kemi analizuar gabimet që i bëmë në takimin e luajtur në Talin, ndërsa nesër presim që të marrim kualifikimin për në raundin tjetër. Kemi rezultat pozitiv që na afron pranë kualifkimit në raundin tjetër, por e kemi marrë shumë me seriozitet ndeshjen e kthimit. Edhe pse e kemi atë përparësi 1:0, në futboll ndodhin befasitë, ashtu që duhet të hyjmë maksimalisht të motivuar për të fituar. Sa i përket formacionit, 99.9 % do të jetë ai që startoi në Talin”, ka thënë trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani.
“E dimë nesër na pret ndeshja kthyese me Nome Kaljun. E dimë se kemi edhe 90-të minuta për të arritur qëllimin dhe për të kaluar raundin e parë. Kemi një rezultat të mirë, por nuk do të thotë asgjë. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe për t’i gëzuar tifozët tanë. Është e vërtet që e dominuam ndeshjen në Talin, kishim posedim të topit, krijuam disa raste të mira, por na mungoi finalizimi. Mendojë se nesër atë do të përmirësojmë, pasi çdo herë ndeshja e parë është e vështirë, ndërsa në vijim mendojë që forma e lojtarëve vjen në nivelin e duhur”,është shprehur kapiteni i kuqezinjëve, Armend Alimi.

 

 

Leave a Reply