Të enjten Shkupi do të përballet me Pjunikun e Armenisë në kaudër të ndeshjes së dytë eliminatore për raundin e parë të Liga Evropës, ndërsa nga tabori i skuadrës nga Çairi kanë njoftuar se biletat do të jenë falas për të gjithë dashamirët e sportit që dëshirojnë të vijnë të ndjekin nga afër këtë ndeshje.
Biletat falas fillimisht do të jepen në pikëshitjen para stadiumit të Çairit, ndërsa ditëve në vijim do të ketë edhe në lokacionet tjera. Ndeshja Shkupi-Pjuniku luhet të enjten në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:30.