Barcelona ka treshe të re. Nga MSN e MSD, “katalunasit” nga sezoni 2019/20 do të kenë në fushë treshen MSG, Messi, Suárez dhe Grizman, një treshe sulmuese që premton shumë gola.
Me Lionel Messin, Antuan Grizman dhe Luis Suarez, trajneri Ernesto Valverde ka të garantuar të paktën 100 gola në sezon, gjithmonë nëse nuk transferohet edhe Nejmar – pasi shifra e 100 golave do të rritej dukshëm edhe me prezencën e brazilianit.
Sido që të jetë, me Grizmanin tashmë të zyrtarizuar, MSG është gati për startin e sezonit. Nëse i bëjmë bashkë golat e tyre të shënuar në tri sezonet e fundit, kapin shifrat 97 në edicionin e fundit, 105 në edicionin 2017/18 dhe 117 në sezonin 2016/17.
Shifrat më të mëdha janë regjistruar në sezonin 2015/16, kur Messi kishte realizuar 41, Suárez 59 dhe Grizman 32 – mes tyre në total 132, çka do të thotë se me bërjen bashkë të MSG, të paktën 100 gola tashmë janë të garantuar.
Rekordi i MSN-së (Messi-Saurez-Nejmar)
Messi, Suarez dhe Nejmar dhuruan spektakël së bashku për shumë vite te Barcelona. Ata e mbajnë rekordin në sezonin 2015/16 me 131 gola – 41 gola Messi, 59 Luis Suárez dhe 31 Nejmar.
Ata thyen rekordin e tyre, pasi kishin realizuar më parë 122 gola, derisa para se të bëheshin bashkë MSN, rekordin e mbante treshja e Realit, Kristiano, Higuaín dhe Ronaldo në sezonin 2011/12 me 118 gola, transmeton Express.
MSN është konsideruar si treshja më e frikshme në histori të futbollit, por duke parë statistikat e MSG – atëherë priten të tjera rekorde nga treshja e re e Barcelonës.