Arsenali e huazon Deni Ilievin te skuadra sllovake

Portieri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Deni Iliev është huazuar nga Arsenali te ekipi i Sllovakisë, Sered. 24 vjeçari nga Strumica një kohë të gjatë është pjesë e Arsenalit, por ende nuk ka zhvilluar një ndeshje të vetme me ekipin e parë, ndërsa huazimi te ekipi sllovak pritet të jetë në favor të Ilievit, i cili do të ketë minutazhin e garantuar dhe do të fitojë përvojë më shumë.

Iliev në radhët e skuadrës Sered u transferua pas kërkesës të trajnerit maqedonas Slavço Vojneski, i cili drejton ekipin sllovak.

 

Leave a Reply