Besar Halimi sheh veten larg Brondbit!

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, me shumë gjasa këtë merkatoje vere do të largohet nga Brondbi.

Mediat daneze bëjnë me dije se drejtuesit e Brondbit i kanë lejuar futbollistit shqiptarë që të bisedojë me skuadrat tjera.

Edhe pse nuk ka ndonjë emër konkret, gjasat që Halimi te mbetet te Brondbi janë shumë të vogla.

Me klubin danez, Halimi ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, derisa edicionin e kaluar shënoi një gol dhe asistoi tri herë në 15 ndeshje.

Kujtojmë se Halimi në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Majncit në Gjermani.

Leave a Reply