FC Shkupi ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit për sfidën me Pjunikun e Armenisë që do të luhet nesër në kuadër të eliminatoreve për Liga Europa. “Bardhekaltërit” ushtruan në terrenin e stadiumit të qytetit në Gymri, aty ku do të luajnë edhe sfidën e parë nesër përballë Pjunikut. Seanca stërvitore kaloi pa probleme dhe me atmosferë pozitive, ndërsa në fund kapiteni i Shkupit, Muharem Bajrami mbajti edhe një fjalim motivues para bashkëlojtarëve të tij dhe stafit para sfidës së nesërme.
Fjalimin e Bajramt mund ta gjeni nga minuta 2:34: