Një ditë para sfidës me Pjunikun e Armenisë në kuadër të ndeshjes së parë eliminatore të raundit të parë eliminator në Liga Europa, ka folur para mediave tekniku turk i FC Shkupit, Umit Karan.
Trajneri i “bardhebluve” ka vlerësuar ekipin e ti dhe lidhshmërinë brenda grupit të futbollistëve që kanë dhe ka thënë se nëse bëjnë një ndeshje të mirë dhe të marrin rezultat të favorshëm, kanë shanse që në Shkup të marrin kualifikimin për në raundin e dytë të Liga Europës.
“Kur e mora ekipin në nëntor dhe ishte në pozitën e fundit, të gjithë thonin se Shkupi do të jetë në Ligën e Dytë, por unë besova në lojtarët e mi dhe punuam shumë për të arritur deri te kjo ndeshje. Ekipi im është me karaketr të fortë, me zemër dhe me talent, por më e rëndësishmja në ekipin tim është që ne ndjehemi si një familje. E di që ekipi i Pyunik-ut është skuadër e mirë dhe janë ekip favorite në këtë ndeshje dhe ndoshta ne na mendojnë si një ekip e vogël, por futbolli luhet në terren. Ata ndoshta e kanë fituar Vardarin dhe ekipe tjera nga Maqedonia, por unë besoj në lojtarët e mi dhe karakterin e tyre dhe nëse luajm kompakt si ekip, do të kemi shans të mirë për ndeshjen e dytë”, ka thënë trajneri turk i Shkupit, Umit Karan.
Ndeshja Pjuniku-Shkupi luhet nesër nga ora 15:30.