Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriç është huazuar tek klubi i Notingham Forest nga Mançester Siti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Muriç ishte huazuar sezonin e kaluar edhe në klubin NAC Breda, por u rikthye sërish te Siti pas dëmtimit të portierit, Klaudio Bravo.
Ky është nënshkrimi i pestë i klubit anglez, dhe Muriç pritet tanimë të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës para se të nisen për në Greqi ku do të mbajnë trajnimet parasezonale me skuadrën.
Portieri i përfaqësueses së Kosovës luajti një rol kyç te Mançester Siti gjatë sezonit të kaluar në “Carabao Cup”, ku u aktivizua në total në 5 ndeshje.
Muriç është nënshkrimi i pestë i Nottingham Forest gjatë kësaj merkato vere, ndërsa ai tashmë ka bërë edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, që në sezonin e ri futet me ambicie të mëdha për tu inkuadruar në Premierligë.