Në stadiumin e Çairit u hedh sot gurthemeli i trbunës së re. Në prani të shumë zyrtarëve në vendosjen e gurthemelit, ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, i cili u shpreh i kënaqur me nisjen e punimeve në stadiumin e Shkupit, duke thënë se klubit nga Çairi që bartë shumë histori në vete, meriton një stadium modern.
“Jam shumë i lumtur që jemi tubuar këtu për të shënuar fillimin e punimeve për ndërtimin e tribunës së re të këtij stadiumi që në vete bart aq shumë suksese dhe momente historike. Të bindur se kjo tribunë i mungonte këtij stadiumi, me shumë kënaqësi vendosëm që pikërisht në këtë projekt të orientojmë mjetet e fituara nga UEFA përmes programeve Hat-Trick. Tribuna do të jetë sipas gjitha standardeve të UEFA-së e shoqëruar me hapsirat nën tribunë të cilat përfundimisht këtij stadiumi do t’i plotësojnë pjesët e munguara deri tani”, tha fillimisht presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.
“Falemenderoj krerët e Komunës së Çairit për bashkëpunimin në drejtim të realizimit të përbashkët të këtij projekti. Çairi dhe klubi i Shkupit-t kanë merituar të kenë një stadium të tillë. Shkupi ka një histori të begatshme në kampionatin tonë të futbollit, ndaj dhe meriton që në një stadium të tillë të vazhdojë të shkruajë ende në të. Uroj që ky sukses të vijojë akoma dhe më shumë në të ardhmen”, përfundoi Sejdini.