U hodh gurthemeli i tribunës së re të stadiumit të FC Shkupit në Çair (FOTO+VIDEO)

Gjatë ditës së sotme në prani të shumë figurave sportive, politike dhe fetare u hedh gurthemeli për tribunën e re në stadiumin e Çairit, aty ku ndeshjet i saj i zhvillon skuadra FC Shkupit.

Tribuna e re në Çair është pjesë e projektit “het-trik” të UEFA-së, por që realizohet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Komunën e Çairit, e ku fjalim rasti mbajëtn numri një i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, si dhe vetë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili u zotua se kjo tribunë nuk do të jetë e fundit dhe se në të ardhmen do të punohet edhe për ndonjë tribunë tjetër shtesë.

Fjalim rasti pati edhe Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, si dhe Kryetari i FC Shkupit, Suat Alija.

Tribuna e re do bëhet sipas të gjitha standardeve  të UEFA-s, ndërsa afati kohor rreth  përfundimit të së njëjtës nuk është bërë i ditur.

Rikujtojmë sezoni i ri futbollistik 2019/2020 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, starton me 11 gusht.

 

Leave a Reply