Vjen edhe zyrtarizimi i parë në relacionin midis Milanit dhe Realit të Madridit. Teo Hernandez edhe zyrtarisht është një futbollistë i ri i Milanit, drejtuesit e së cilës skuadër për shërbimet e spanjollit 22-vjeçar harxhuan plotë 20 milion euro.
Dy klubet gjetën gjuhën e përbashkët, ndërsa bëhet fjalë për një transferim përfundimtar dhe jo huazim.
Teo Hernandez te Milani do të duelojë për një vend titullari me mbrojtësin zviceran Rikardo Rodrigez.
Ndryshe Hernandez bëhet emri i tretë i ri te Milani pas dy mesfushorëve Kruniç dhe Benaser, teksa tashmë merkatoja e “kuqezinjëve” do të fokusohet tek reparti ofensiv, ku alternativa e preferuar është sërish një madrilen, si Mariano Diaz.