Makedonija GJ.P nuk mundet pa brazilian. Pasi edicionin e kaluar i kishte ata në numër të madh, skukadra nga Gjorçe Petrovi gjatë ditës së sotme prezantoi brazilianin e parë për sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për mbrojtësin 25-vjeçar, Fernando Augusto Rodriges de Araujo – Fernandinjo, i cili edhe më parë ka luajtur në futbollin e Maqedonisë së Veriut.
Ai në sezonin 2016/2017 ishte pjesë e Pelisterit, me të cilën skuadër kishte regjistruar 28 ndeshje, 1 gol dhe 7 asistime.
Ndryshe te Makedonija GJ.P ai vjen nga rradhët e skuadrës braziliane të Moto Club MA, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrat si Rio Preto EC, Caldense, UR Trabalhadore dhe Juazeirense-BA.