Boreci “manita” ndaj Rabotniçkit

Boreci ka shënuar fitore 5:0 në miqësoren e zhvilluar sot në Shkup ndaj Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e parë për të dyja skuadrat në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, ku në fund Boreci dëshmoi se këtë edicion në ligën e parë nuk do të jetë për ekskurzion, por se duhet llogaritur seriozisht te kjo skuadër.

Marko Gjorgievski shënoi golin e parë për Borecin, gol ky që u tregua edhe si i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë te skuadra nga Velesi,  në skenë doli Sime Hristov që realizoi 3 gola të njëpasnjëshëm (një nga penaltia), teksa golin e 5-të për Borecin e realizoi Jose Manasiev.

Në këtë ndeshje te Rabotniçki luajti edhe talenti shkupjan, Sumer Hasan, i cili ndodhet në prova, njëjtë sikurse edhe disa futbollistë të tjerë te Boreci, skuadër kjo që nga data 10 korrik do të transferohet në Bansko të Bullgarisë, atje ku kanë paraparë të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshjen e parë në tokën bullgare skuadra e Borecit do ta zhvillojë kundër bullgarëve të “7Septemvri”, ndërkohë me datë 16 dhe 20 do të zhvillojë edhe dy ndeshje të tjera me skukadra nga Azerbejxhani, gjegjësisht Gjeorgjia.

Leave a Reply