Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija gjatë ditës së sotme ka prezantuar fanellat e reja, me të cilat do të paraqitet në ndeshjet e sezonit 2019/2020, njofton “infOSport.mk”. Paraqitjen debutuese me fanellën e re “kuqezinjtë” do ta kenë në ndeshjen e së martës (09 korrik) kundër skuadrës kampione të Estonisë, Nomme Kalju, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.
Si zakonisht ngjyrat “kuqezi” janë dominuese. Logoja e klubit njëjtë si më parë është e qepur, ndërsa në pjesën e djathë të poshtme mund të shihet një vulë e bashkëpunimit “Shkëndija-Macron”, ndërkohë në pjesën e epërme të prapme qëndron emri i klubit “KF Shkëndija”.
Proud 🔴⚫. Proud of Shkëndija . Our new Macron home jersey
Krenarë me kuqezinjtë 🔴⚫Krenarë me Shkëndijën🙌👌Fanella e re nga Macron 19/20
Публикувахте от KF Shkëndija в Петък, 5 юли 2019 г.