Egzon Belica vazhdon bashkëpunimin me Partizanin

Egzon Belica do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit, së paku deri në vitin 2021, njofton “infOSport.mk”.

28-vjeçari Belica ka qenë nga titullarët fiks të këtij sezonin dhe ka pasur një kontribut të jashtëzakonshëm në prapavijën e të “kuqve” nga Tirana, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të merituar për titullin e kampionit të Partizanit.

Mbrojtësi strugan pjesë e Partizanit ëshët që nga janari i vitit 2018-të, ndërsa me fanellën e skuadrës kampione të Shqipërisë numëron 52 ndeshje dhe 2 gola të shënuar. Sezonin e fundit ai zhvilloi 37 paraqitje me Partizanin, 33 prej të cilëve në Superligën e Shqipërisë.

Leave a Reply