Futsal Shkupi bënë pjesë në grupin “B” të ndeshjeve paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, bashkë edhe me ekipin e Lokomotiv Daugavpils nga Letonia, Kardif Universiteti nga Uellsi dhe Enkamp nga Andora, ndërkohë nëse “bardhekaltërit” nga Çairi do të kalonin këtë raund, atëherë ata do të kalonin në raundin kryesor, ku i presin përballje më të forta, njofton “infOSport.mk”.
Nëse Futsal Shkupi do të renditej në pozitën e parë në grupin “B”, atëherë kampionët e Maqedonisë së Veriut do të vazhdonin në raundin kryesor, duke qenë pjesë e grupit 6, me skuadrën kampione të Kroacisë, Novo Vrijeme Makarska, që njëherit do të jetë edhe nikoqir i grupit, ku do të bënin pjesë edhe skuadrat fituese të grupeve paraeliminatore, “D” dhe “I”.
Rikujtojmë ndeshjet paraeliminatore të grupit “B”, do të zhvillohen në Shkup në palestrën “Kale” nga data 27 gusht deri me 1 shtator.
Shihni te gjitha grupet e raundit preliminarë të Ligës së Kampionëve në futsal
Shihni te gjitha grupet e raundit preliminarë të Ligës së Kampionëve në futsalGjithashtu përmes video materialit mund të shohim se më kë do të luante Futsal Shkupi në raundin kryesor të garave, gjithnjë nëse fillimisht do të kalonte grupin paraeliminatorë, "B", si dhe kundërshtarët e Tiranës dhe Liburnit nga Gjakova.
Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 4 юли 2019 г.