Enis Dervishi nga skuadra e Teteksit do të grumbullohet me Maqedoninë U 21 në kuadër të kampit selektiv në Shkup. Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski në mënyrë shtesë ka vendosur të ftojë futbollistin e Teteksit për tu bashkuar në grumbullimin disa ditor të gjeneratës së futbollistëve të lindur në vitet 1996/1997.
Edhe pse ai nuk u gjet në listën fillestare të publikuar sot, shkaku i mugesës së Besart Krivanjevës që me skuadrën e Shkupit ka angazhime më 4 dhe 7 qershor në balotazhin për mbijetesë në Ligën e Parë, Milevski brenda ditës vendos të plotësojë listën duke ftuar në grumbullim edhe Dervishin që është dalluar me paraqitje shumë pozitive këtë sezon në fanellën e Teteksit.
Bëhet fjalë për futbollist të Shkëndijës së Tetovës që këtë sezon luajti si huazim te Teteksi në kategorinë e dytë të futbollit vendor. Huazimi i bëri mirë mbrojtësit të djathtë, që luan edhe në pozitën e mesfushorit që me ftesën në përfaqësuese merr satisfaksion dhe shpërblim për paraqitjet e treguara gjatë gjithë sezonit.
Ndryshe seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski sot publikoi dy lista për grumbullimet reprezentuese të shpresave të vendit. Njëra listë është me 17-të futbollistë të cilët do të udhëtojnë në Kampionatin Evropian në Poloni, ndërsa tjetra me gjeneratën e re 1996/97, e cila përgatitet për ciklin eliminator për KE që do të zhvillohet në Itali. Nga lista e dytë, seleksionuesi Milevski do të thërasë 6-7 futbollistë për t’u bashkuar me ekipin U 21 që do të udhëtojë për në Poloni./“InfOSport.mk”