Shkëndija ka arritur të bëjë transferimin e madh të merkatos të kësaj vere, duke “rrëmbyer” nga Vardari më të mirin, Huan Felipen.
Palët kanë arritur akordin prej më herët, ndërsa “InfOSport.mk” mëson ekskluzivisht se Felipe sot ka firmosur kontratën me kuqezinjtë dhe nesër do të prezantohet nga ana e klubit.
Felipe do të përforcojë repartin e mesfushës te Shkëndija dhe kompleton ekipin për garat eliminatore në Ligën e Kampionëve, me tetovarët që synojnë grupet e Europës. /InfOSport.mk