Shkupi barazim ndaj ukrainasve të Mariupol

FC Shkupi ka barazuar 2:2 ndaj ukrainasve të Mariupol në ndeshjen e saj të dytë kontrolluese në Bollu të Turqisë, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja që në fillim nisi me një intensitet të madh të lojës, e që solli dhe lëndim të Besa Isenit, i cili u detyrua të lëshoj terrenin.

Kjo tollovi e krijuar bëri që ekipi ukrainas të avancoj në minutën e 3-të pas një aksioni ku Yavorski shënoi për 1:0.

Por futbollistët “bardhekaltër” edhe përkundër disavantazhit vazhduan të tregojnë lojë të mirë dhe barazuan rezultatin në minutën e 18-të, kur Fatjon Jusufi me një goditje të fuqishme shënoi në rrjetën e Galçuk.

FC Shkupi pas këtij goli u kanos edhe në dy raste me anë të Sergio dhe Jusufit, mirëpo ishin mysafirët ata që shënuan edhe golin edytë gjatë 45 minutëshit të parë, kur Çeh duke shfrytëzuar një tollovi para portës së “bardhekaltërve”, edhe për herë të dytë mposhtu portierin Miftari.

Pjesa e dytë filloi mirë për Shkupin, që u kanos me anë të brazilianit Sergio, ndërsa në minutën e 59-të erdhi edhe barazimi, kur falë asistit të Mevlan Adilit, Darko Ilievski barazoi shifrat në 2:2.

Deri në fund të takimit të dyja skuadrat patën edhe nga dy raste shënimi, mirëpo pa rezultat, me ç’rast në fund skuadrat u ndanë me barazim.

Në pjesën e dytë trajneri i FC Shkupit, Umit Karan u dha rastin pothuajse të gjithë futbollistëve që të luajnë në këtë përballje.

Rikujtojmë skuadra nga Çairi në ndeshjen e parë mundi ekipin e Çelikut nga Bosnja e Hercegovina me rezultat 1:0.

Ndeshjen e radhës kontrolluese FC Shkupi do ta zhvillome me datë 4 korrik përballë rumunëve të CSM Politehnica IASI.

FORMACIONI I PARË I FC SHKUPIT
Miftari, Georgievski, Ilievski, Adili, Ismaili, Bajrami, Diack, Iseni, Sergio, Goudiaby, Jusufi
Trajner: Umit Karan

Leave a Reply