Super goli i Gudiabit të FC Shkupit ndaj Çelik (VIDEO)

FC Shkupi të dielën në Bollu të Turqisë zhvilloi takimin e parë kontrollues ndaj boshnjakëve të Çelik, në të cilën ndeshje në fund “bardhekaltërit” shënuan fitore minimale 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Autorë i golit të vetëm ishte Umar Gudiabi, i cili shënoi një eurogol nga 30 metra, kur me të majtën e tij lëshoi një proektil të vërtetë që nuk gjeti kundërpërgjigje nga ana e portierit kundërshtarë.

Edhe përkundër shumë tentativave tjera të “bardhekaltërve”, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, ndërsa skuadra e Çelik rastin më të mirë për të barazuar shifrat e pati gjatë pjesës së parë, kur Dediç humbi një penalti, duke goditur mbi portën e Alban Miftarit, që pati një debutim pozitiv në portën e FC Shkupit.

Ndeshjen e dytë kontrolluese në tokën turke, FC Shkupi do ta zhvillojë me 2 korrik kundër skuadrës ukrainase të Mariupol, aty ku deri sezonin e kaluar luante shkupjani, Besir Demiri.

Leave a Reply