Ka disa javë që mediet evropiane, sidomos ato spanjolle, shkruajnë për pakënaqësinë e Nejmar tek skuadra e Paris Sen Zhermeni, duke nxitur zërat për një rikthim të brazilianit në Barcelonë.
Madje disa nga mediat shkruajtën se Nejmar përmes “WhatsApp” ka njoftuar shokët tek Barcelona se do të rikthehet në “Kamp Nou”.
Së fundmi ‘Sport’ raporton se Nejmar dhe Barcelona janë më afër se kurrë për një ribashkim të mundshëm.
Sipas këtyre raportimeve, PSZH janë pajtuar që të ulin nën 200 milionë shumën e kërkuar, duke u pajtuar se në ofertë mund të përfshihen edhe dy lojtarë.
Emrat që thuhet se mund të përfshihen në ofertën e Barcelonës për PSZH-në janë Ivan Rakitiç, Samuel Umtiti, Filipe Kutinjo dhe Usmane Dembele.
Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e përgatitur nga Barcelona, e cila do të zbres në tavolinat e drejtuesve të PSZH-së, të cilët do e kenë fjalën përfundimtare.