Presidenti i Maqedonsië së Veriut, Stevo Pendarovski pasditën e së enjtes ka vizituar kampionin Europian për kadetë në mundjes, Besir Alilin dhe klubin e tij Liria. Në shoqërim të presidentit Pendarovski te klubi i mundjes Liria, ishin edhe drejtori i agjencionit për Rini dhe Sport, Darko Kaeski, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe nënkryetari i Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi.
Pendarovski urojë Alilin për suksesin e arritur në Europianin e kadeteve në Foenza të Italisë, duke i dhënë edhe kurajo për të ardhmen.
Klubi i mundjes Liria në shenjë faleminderimi për përkrahjen dhe kontributin, dhuruan nga një plaketë për Pendarovskin dhe Kaeskin.