
Vetëm një ditë pasi Jasper Silesen u transferua nga Barcelona te Valencia, portieri i këtyre të fundit, Neto, i është bashkuar skuadrës “katalunase”.
Neto është zyrtarizuar si blerja më e re e Barcelonës dhe te blaugranat do të jetë zëvendësi i portierit titullar gjermanit, Mark Andre Ter Shtegen rol këtë që deri në fund të sezonit të kaluar e mbante Sillesen i cili tashmë do të luajë titullar te Valencia.
Ndonëse duket si blerje e re pasi i ka Barçës 35 milionë euro, Neto është shkëmbyer me Sillesen por dy klubet për të regjistruar në bilancet e tyre përfitime të rëndësishme kanë vepruar në këtë mënyrë, pasi për të njëjtin çmim edhe Barcelona e ka shitur holandezin te Valencia.
Barcelona gjithashtu i ka vënë edhe një klauzolë largimi portierit 30-vjeçar, prej plot 200 milionë eurosh.