Lavdrim Skenderi rikthehet te Renova

Lavdrim Skenderi rikthehet te Renova vetëm pas një viti të kaluar te Gostivari. Sulmuesi 25-vjeçar si duket nuk mundet pa dashurinë e parë në futboll, Renovën, te e cila skuadër kishte nisur edhe karrierën.

Ndryshe është kjo hera e dytë që Skenderi rikthehet te Renova, nga e cila skuadër ishte larguar edhe janarin e vitit 2017-të drejt Ferizajit, për tu rikthyer vetëm pas 6 muajve, njofton “infOSport.mk”.

Skenderi kështu bëhet përforcimi i dytë pas Ilirid Ademit, i cili ditë më parë vendosi të firmos kontratë një vjeçare me skuadrën nga Xhepçishti.

Kontratë të njëjtë firmosi edhe Skenderi gjatë ditës së sotme, një futbollistë ky që numëron plotë 127 ndeshje me Renovën dhe 12 gola të shënuar.

Ditëve në vijim drejtuesit e skuadrës së Renovës kanë paralajmëruar edhe përforcime të tjera, me të cilët do i’a plotësojnë kërkesat trajnerit të ri, Bujar Islami.

Leave a Reply