Adrian Aliaj për “infOSport.mk” zbulon detajet e kontratës së Rrahmanit me Veronën

Menjëherë pas zyrtarizimit të kontratës së Amir Rrahmanit me Veronën, “infOSport.mk” kontaktoi menaxherin dhe njeriun më të merituar për këtë transferim, Adrian Aliaj, ndryshe ish futbollistë i Kombëtares shqiptare, të cilin të gjithë e mbajmë mend pas atij super goli të shënuar ndaj Greqisë, atëherë kombëtare kjo që sa ishte shpallur kampione e Europës në Portugali.

Pikërisht Aliaj në një prononcim për “infOSport.mk” na zbuloi detajet e kontratës, duke potencuar se është tepër i kënaqur që një futbollistë shqiptarë, si Rrahmani të luaj në nivele të futbollit si “Serie A”.

“Jemi të lumtur që një shqiptarë arriti në nivele të ‘Seria A’. Rrahmani e ka merituar një gjë të tillë. Ai cilësitë e tij i ka treguar me Dinamon e Zagrebit dhe sidomos  me përfaqësuesen e Kosovës. Meritat për këtë transferim janë të lojtarit” – u shpreh Aliaj drejtëpëdrejtë nga Verona për “infOSport.mk”.

Rrahmani sipas asaj që na tha vetë Aliaj, me Veronën ka firmosur kontratë 4 vjeçare, ndërsa për shërbimet e tij drejtuesit e skuadrës italiane kanë harxhuar 2 milion euro.

Leave a Reply