Amir Rrahmani edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në një ndër ligat më të fuqishme europiane, “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra e njohur italiane, që këtë vit sërish u rikthye në mesin e më të mirëve në futbollin italian, edhe atë duke mundur Citadellan në ndeshjet finale të “play-off”.
Rrahmani te Verona vjen nga rradhët e Dinamo Zagrebit, pjesë e së cilës skuadër u bë që nga viti 2016-të, por që vitin e parë e luajti në formë huazimi te Lokomotiva e Zagrebit, për tu rikthyer në Maksimir verën e vitit 2017-të. Mbrojtësi 25-vjeçar me Dinamo Zagrebin numëron 57 ndeshje, ndërsa plotë 19 ndeshje numëron edhe me përfaqësuesen e Kosovës, ku për shumë shpejtë kohë u shndërrua në një lider të padiskutueshëm në mbrojtjen e “dardanëve”, për të cilën ka shënuar edhe 3 gola.