Struga Trim Lum tashmë dy ditë me rradhë ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, ku edhe zyrtarisht në portë do të ketë serbin, Urosh Gjuriq, që vjen nga rradhët e Renovës, njofton “infOSport.mk”.
Gjuriq është emri i dytë që i bashkohet skuadrës strugane nga rradhët e Renovës, pas Emran Ramadanit, dhe gjithsej i treti, duke pasur parasysh se gjatë ditës së djeshme ata prezantuan edhe sulmuesin e mirënjohur, Hristijan Kirovski, që së fundmi kishte luajtur me Makedonija Gj.P.
Struga Trim Lum sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, aty ku do të kërkojë të luaj rolin e skuadrës surprizë.