Futsal Shkupi do të jetë nikoqir i turneut paraeliminatorë të Ligës së Kampionëve, që nga data 27 gusht deri me 1 shtator do të mbahet në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Është ky një vlerësim i madh për ekipin nga Çairi, që edicionin që lamë pas rrëmbeu të dy titujt, atë të kampionit dhe Kupën e Maqedonisë.
Tashmë Futsal Shkupi shpreson në një short pozitiv nga Nioni, kur me datë 4 korrik edhe përfundimisht do të njohin kundërshtarët e raundit paraeliminatorë të Ligës së Kampionëve.
Rikujtojmë kjo është hera e dytë që Futsal Shkupi prezanton vendin në garat e ligës më prestigjioze europiane, ku kësaj rradhe futet me ambicie edhe më të mëdha.
Ndeshjet e turit paraeliminatorë do të zhvillohen në palestrën në Kale.