Vedat Muriqi në edicionin e ardhshëm do të veshë fanellën e Galatasarajit. 25 vjeçari kishte oferta nga disa skuadra të ndryshme në Turqi, Francë e Itali, por në fund zgjodhi gjigantin turk.
Skuadra e Galatasarajit sezonin e fundit në Turqi u shpall kampion me Fatih Terimin në krye, ndërsa ishte pikërisht “imperatori” që ka shtyrë sulmuesin kosovar Vedat Muriqi për të pranuar ofertën e gjigandëve turq.
“Trajneri Fatih Terim ka kërkuar me ngulm që unë të transferohem te Galatasaraji. Ai ka përcjellur ndeshjet e mia me klubin, por edhe me Kosovën dhe ka qenë i kënaqur” – theksoi Muriqi për Indeksonline.
Sulmuesi kosovar pritet që gjatë kësaj jave edhe zyrtarisht të prezantohet te Galatasaraji.