Renova pasi ditë më parë emëroi për trajner Bujar Islamin, gjatë ditës së sotme ka bërë edhe përforcimin e parë në merkato.
Siç mëson “infOSport.mk”, skuadra nga Xhepçishti ka firmosur kontratë një vjeçare me Ilirid Ademin, sulmuesin nga Gostivari, i cili së fundmi ishte pjesë e Makedonija GJ.P.
Ai në kërkim të një minutazhi më të madh pas përfundimit të edicionit të kaluar nuk pranoi të vazhdojë kontratën me skuadrën shkupjane, te e cila kishte arritur verën e kaluar nga rradhët e Gostivarit. Ademi si pjesë e kësaj skuadre ishte shpallur golashënuesi më i mirë në sezonin 2017/2018 në Ligën eDytë – Perëndim, ndërsa nga tabori i Renovës shpresojnë që sulmuesi i tyre i ri të shpërrthejë sërish, kësaj rradhe me ekipin e tyre, ku trajneri Islami me siguri se do i jap më shumë raste.
Ndryshe Ademi me Makedonija GJ.P, sezonin që lamë pas realizoi vetëm 1 gola në 22 paraqitje, ku pjesën më të madhe aktivizoheshe si zëvendësues.