Sileksi edicionin që lamë pas në elitën e futbollit vendor, mbijetoi vetëm falë fitores në ndeshjen e balotazhit ndaj Tikveshit (3:2), ndërsa që edicionin e ri skuadra të mos vjen në një pozitë të tillë, drejtuesit e skuadrës, që tani kanë filluar të mendojnë për përforcimet e reja, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse është vetëm java e parë e merkatos, Sileksi tashmë ka siguruar firmën e 5 futbollistëve të rinj, edhe atë portierit Goran Trajkovski, Daniel Karçevskit, që vjen nga rradhët e Pobedës, njëjtë sikurse edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Angelço Timovski, pastaj Ivan Ivanovski, që erdhi nga ekpi i Tikveshit, ndërsa së fundmi skuadra është përforcuar edhe me sulmuesin, Kristijan Kostovski, që vjen nga rradhët e Makedonija Gj.P.
Ky i fundit për tre vite e gjysmë ishte pjesë e skuadrës shkupjane, ndërsa hapësiar e pakta nga ana e trajnerit Tanevski te Makedonija Gj.P., bënë që ai sërish të rikthehet te Sileksi, pjesë e së cilës skuadër ishte për 6 muaj në sezonin 2014/2015.