Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi edhe përfundimisht ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke firmosur me skuadrën kampione të Turqisë, Galatasarajin.
Një gjë të tillë pohojnë mediat turke, sipas të cilave drejtuesit e Galatsarajit klubit aktual të Muriqit, Rizespor, do ti paguajnë 10 milion euro, ndërsa vetë sulmuesi kosovar do të përfitojë nga 4 milion euro në sezon.
Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi i njohur turk, që në rradhët e saja ka arritur që të transferojë një sulmues mjaft cilësorë, që edicionin e kaluar në Superligën turke doli të jetë golashënuesi i dytë në kampionat, pasi Dianje të Galatasarajit.
Muriqi me fanellën e Rizespor në 34 ndeshje realizoi 17 gola.