Në ndeshjen gjysmëfinale të FA Kupës në Malajzi midis Pahang dhe Perak, është shënuar një ndër golat më të bukur në historinë e futbollit botëror, e që ishte pjesë e futbollistit vendas, Herold Gulon, njofton “infOSport.mk”.
Kur po zhvilloheshin minutat shtesë të takimit, dhe kur në çdo moment pritej fërshëllima e fundit e arbitrit kryesor, skuadra Gulon duheshe të ekzekutojë një goditje dënimi, mirëpo nga gjysmëfusha e skuadrës së tij.
Edhe pse të gjithë prisnin një harkim në zonën kundërshtare, futbollisti francez duke parë se portieri kundërshtarë kishte lëshuar portën e tij disa metra, vendosi që të godas drejtëpërdrejtë, duke shënuar golin më të bukur në karrierën e tij, që mund të futet edhe në librin e “Guinisit”, si goli i shënuar nga distanca më e largët, rreth 60 metra nga gjuajtja e lirë.
Në fund falë këtij super goli Pahang shënoi fitore 3:1 ndaj Perak, duke bërë që në ndeshjen e kthimit që në program është me datë 29 qershor të udhëtojë me dy gola epërsi.