Pas largimeve të shumta nga rradhët e Renovës, dita e sotme solli dy rinovime të rëndësishme te skuadra nga Xhepçishti, njofton “infOSport.mk”.
Argjent Gafuri dhe Nenad Mishkovski i qëndruan besnik skuadrës së tyre, duke firmosur kontrata të reja një vjeçare.
Që të dy janë ishin pjesë shumë e rëndësishme e ekipit në sezonin që lamë pas, duke qenë ndër futbollistët më standard. Gafuri zhvilloi 27 ndeshje, duke regjistruar edhe 2 gola dhe 10 asistime, teksa mbrojtësi Mishkovski regjistroi 32 paraqitje, 2 gola dhe 1 asistim.
32-vjeçari Mishkovski pjesë e Renovës është që nga viti 2013-të, ndërsa Gafuri që nga viti 2008, ndërsa në vitin 2018-të pati një aventurë shumë të shkurtër te Flamurtari i Vlorës, transmeton “infOSport.mk”.
Siç paralajmëruan nga ekipi i Renovës javën që vjen priten edhe emrat e parë të ri, që do ti vihen në disponim trajnerit të ri, Bujar Islami.