Mesfushori Rron Broja nuk nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit. Broja dhe “bardhekaltërit” nuk kanë gjetur akordin për ta vazhduar bashkëpunimin, me kosovarin që është larguar nga skuadra e Çairit për të kërkuar një ambient të ri.
“Dua të shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tifozët e FC Shkupit, kryesinë, bashkëlojtarët dhe stafin për mundësinë që të luaj për Shkupin dhe për dy vitet e mrekullueshme në klub. Ishte ndjenjë e veçantë të bartë këtë fanellë dhe të luaj para një tifozërie të zjarrtë siç janë “Shvercerat”. Gjithmonë do të ketë një vend për FC Shkupin dhe Shvercerat në zemrën time”, ka thënë Broja.
Futbollisti kosovar me Shkupin u bashkua në janar të vitit 2018, ndërsa sezonin e fundit kishte 29 paraqitje me fanellën e “bardhekaltërve”, duke regjistruar dy asiste edhe një gol. Nga FC Shkupi kanë njoftuar se kontrata i ka skaduar edhe Berat Jonatan Ustabashit.