Futbollisti brazilian i Mançester Sitit, Gabriel Hesus ka shpërndarë një foto të tij në rrjetet sociale, duke rikujtuar të kaluarën e tij.
Ai në profilin e tij në “twitter” ka postuar një foto, derisa po ngjyroste rrugët e Brazilit gjatë kohës kur në vendlindjen e tij po zhvillohej Kampionati Botëror i futbollit.
Mirëpo vetëm dy vite më pas, në vitin 2016-të braziliani nënshkruajti kontratë me Mançester Sitin në vlerë prej 33 milion eurove.
Në foton e publikuar në profilin e tij, Gabriel Hesus kishte shkruar: “Ngjyrosje në rrugë për Kampionatin e vitit 2014”