Rabotniçki është skuadra rekord në këtë fillim merkatoje në elitën e futbollit vendor, kur janë në pyetje largimet e futbollistëve, njofton “infOSport.mk”.
Plotë 8 futbollistë janë larguar nga tabori i “romantikëve”, duke tejkaluar në këtë mënyrë Renovën, nga e cila skuadër deri më tani janë larguar 7 futbollistë.
I fundit që braktisi rradhët e Rabotniçkit është sulmuesi Dejan Bllazhevski, i cili largohet vetëm pas 5 muajve, pas transferimit të tij nga skuadra e Tiranës.
33-vjeçari Bllazhevski te Rabotniçki erdhi me shumë bujë, mirëpo një lëndim paksa më serioz e largoi atë nga fushat e blerta, me ç’rast arriti të regjistrojë vetëm 12 ndeshje, duke realilzuar edhe 1 gol.
Ndryshe para tij nga Rabotniçki u larguan portieri Bozhinovski, Dimitrovski, Gjorgjievski, Vijaçki, Manojan, Petkovski dhe Ilijoski, i cili i dha fund karrierës së tij aktive në futboll.
Ndërkohë drejtuesit e klubit nga “Parku i Qytetit” deri më tani kanë angazhuar vetëm mesfushorin korean, Hjung-jon Li, ndërsa gjithashtu emëruan edhe trajnerin e ri, Aleksandar Vlaho, transmeton “infOSport.mk”.
Ky i fundit grumbullimin e parë me ekipin e tij të ri ka vendosur që ta caktojë për me datë 26 qershor, ndërsa deri atëherë drejtuesit e klubit pritet që të sjellin edhe ndonjë emër të ri.