Shkëndija vihet pas Andi Lilës

Shkëndija e Tetovës pasi nuk arriti që të sigurojë shërbimet e mesfushorit Sabien Lilaj, pjesë e kombëtares shqiptare, tashmë me të gjitha forcat do të tentojë të marrë një tjetër reprezentues “kuqezi”, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalë për Andi Lilën, emri i të cilit lidhet edhe me Tiranën.

Emri i Lilës me Shkëndijën ndërlidheshe që më herët, mirëpo tani informacionet e fundit flasin se drejtuesit e skuadrës tetovare i kanë bërë ofertë lojtarit, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës greke të PAS Janina.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Shkëndijës do të bindin futbollistin e njohur shqiptarë, i cili ka një karrierë të pasur futbollistike, duke luajtur një periudhë të shkurtër edhe me skuadrën e Parmës në “Serie A”.

Leave a Reply